Nata e Halloween, konsiderohet argëtuese po aq sa edhe e frikshme për disa nga fëmijët.
Megjithatë ekspertët rekomandojnë, se prindërit duhet t’u zgjedhin ushqimet, fëmijëve të tyre- ndërsa do bëjnë qejf pikërisht në këtë festë pothuajse të dashur për disa, transmeton Klan Kosova.
Të argëtohesh për Halloween do të thotë të keni pranë dhe bonbone me xhelatinë që të cilat sipas dentistëve janë jo të shëndetshme për dhëmbët e fëmijëve tuaj.
Ekspertët britanikë, rekomandojnë që pas ngrënjes se bonboneve xhelatine, para se fëmijët të flenë, le të hanë një mollë të gjelbër apo një copëz djathi.
Kjo pasi në këtë mënyrë do të eleminojnë grimcat e sheqerit që kanë ngelur në gojën e tyre pas konsumimit të xhlatinës, e kjo i bën dhëmbët e tyre edhe më të shëndetshëm.
Tutje studiuesit britanik rekomandojnë që para se fëmijët të pastrojnë dhëmbët e tyre, të mbajnë gojën e mbushur me ujë të vakët.
Për kuriozitet, muaji dhjetor, sipas dentistëve konsiderohet si muaji që goja e fëmijëve mund të mbushet më së shumti me mikrobe nga ushqimet.
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...