Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka thënë se së shpejti në Kosovë do të ndodhin rastet e para të kompensimit të viktimave të krimit.
Lumezi tha në hapje të “Javës së Viktimave të Krimit” se si kryeprokuror i shtetit shpreh angazhimin e plotë në misionin e vazhdueshëm për të mbrojtur viktimat e krimit, shkruan arbresh.info.
“Si Kryeprokuror i Shtetit dua t’i siguroj të gjithë qytetarët se do t’i ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme që viktimat e krimit t’i trajtojmë më respekt dhe dinjitet. Roli i prokurorëve është thelbësor në sundimin e Ligjit dhe administrimin e drejtësisë. Së shpejti do të kemi dhe rastet e para që do të përfitojnë sipas Ligjit për Kompensimin e Viktimave. Viktimat e krimit janë një kategori e cila duhet të ketë mbrojtje dhe përkrahje të nevojshme”, ka thënë Lumezi.
Ai ka kërkuar nga prokurorët që të bashkëpunojnë sa më shumë me viktimat e krimit sepse vetëm në këtë mënyrë do të luftohet e keqja./arbresh.info/
Begaj dekreton ambasadorët e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë n...
Nga Doha në Madrid, zbulohet lokacioni i ri i Finalissimas m...
UEFA po shqyrton mundësinë për të analizuar kartonët e verdh...
Pamje nga sulmi amerikan ndaj aeroplanëve ushtarakë të Irani...
Vrasja në qendër të Prishtinës më 2017- Pala e dëmtuar thotë...
Presidenti iranian paraqet tri kërkesa për t’i dhënë fund lu...