Adelajda Xhamani, një nga ish-banoret më të njohura të Big Brother Albania, është gjetur e vdekur sot në banesë në Tiranë.
Trupi i vajzës gjendet në morg ku janë mbledhur edhe familjarët e kavajases.
Gazetarja ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak rreth orës 4:00 të mëngjesit të sotëm.
Të shumtë janë miq dhe personalitete të njohura të botës së muzikës që po e kujtojnë bukuroshen Xhamani.
“Shokues largimi yt e bukura Adele. Jeta qenka një gënjeshtër e madhe. Qofsh ne parajse bukuri”, ka shkruar Rozana Radi në Instagram.
E këngëtarja rahoveciane, Vesa Luma kishte planifikuar një takim javën e ardhshme me Adelën.
“Nuk më besohet që ike. Dhe nuk u takuam për kafe javës tjetër siç e kemi lënë”, ka shkruar në Instagram, Vesa.






Aksident me fatalitet në Koshare të Ferizajt, një i vdekur
Pamje nga vetaksidenti tragjik në Dollc të Klinës, shoferi n...
Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së nga Jabllanica e Madh...
Dyshja e Kosovës në formacionin e sezonit në Zvicër
e-Albania 2.0, Rama tregon platformën: Hap i ri në transform...
Ushtria izraelite sulmon flotën humanitare që shkonte në Gaz...