Krenarinë e të qenit shqiptarë, kohët e fundit po na e dhurojnë këngëtaret si Rita Ora, Dua Lipa dhe Era Istrefi. Ato kanë arritur në majat e suksesit në botën e muzikës ndërkombëtare.
Një zë po ashtu shumë i ëmbël dhe për t’u vlerësuar është edhe ai i këngëtares së re Jehona Lumi. Ajo ka shumë vite që këndon live në Kosovë, në mbrëmje të ndryshme e me zërin që ka të impresionon.
Këngëtarja Lumi që ka qenë edhe pjesë e The Voice of Albania deri në fazat finale ka realizuar disa këngë edhe me klipe.
Por mbrëmë ajo është parë të performojë në Tajlandë, para shumë mysafirëve derisa atje ka shkuar në pushime menjëherë pasi ka kurorëzuar dashurinë e saj me fejesë.
Në një video që ka postuar vet këngëtarja, ajo dëgjohet të këndoj live ndërsa e shoqëron edhe i fejuari i saj me kitarë Rinor Ukimeri.
Lumi nuk ka hezituar të tregoj që është nga Kosova, bile këtë e bën para se të ndez atmosferën.
https://www.facebook.com/jehone.lumi/videos/10214968709113748/
Mc Kresha dhe Lyrical Son publikojnë albumin e tyre
U takua me Marko Gjuriqin, Spahiu: Kemi më shumë se 10 vite ...
Apeli liron nga akuza nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhe...
Bajrami: Veç 300 kompani e plotësojnë kriterin për kinse “tr...
Humbën në Gjirin e Gramës, policia shpëton 2 turistë kanadez...
I lënduari në aksidentin në Prizren në gjendje të rëndë – po...