Kryetari i Këshillit Kombëtar Boshnjak Sulejman Ugljanin sërish ka kërkuar që Sanxhakut t’i jepet e drejta për shkëputje nga Serbia dhe, po ashtu, e drejta e bashkimit me ndonjërin nga ish- anëtarët e ish- Jugosllavisë, transmeton Koha.net.
Këtë kërkesë Ugljanin e ka paraqitur në takimin special të Këshillit Kombëtar Boshnjak me rastin e “Ditës së Vetëvendosjes “, përkatësisht përvjetorit të referendumit të organizuar në Sanxhak nga 25 tetori deri më 27 tetor 1991, përcjell “novosti”.
Ugljanin është thirrur në rezultatet e referendumit në të cilin është votuar për autonominë e plotë politike e territoriale të Sanxhakut me të drejtën për bashkim me ndonjërën nga republikat fqinje dhe ka kërkuar nga Brukseli që të angazhohet për zbatimin e këtyre kërkesave.
Në këtë takim ka folur edhe nënkryetari i Lidhjes Liberale të Vojvodinës dhe deputet në Kuvendin e Vojvodinës Aleksandar Marton. Aty ishin edhe përfaqësues të KKB-së të Malit të Zi, deputetë boshnjakë në Kuvendin e Serbisë dhe krerë vendorë e të administratës në Sanxhak.
Ugljanin kohë më parë ka organizuar kremtimin e 100 vjetorit të Deklaratës së Sjenicës të gushtit të vitit 1917, kur prefektë të 12 komunave të Sanxhakut kishin kërkuar shkëputjen e territoreve të tyre nga Serbia e Mali i Zi dhe bashkimin e tyre me Bosnjë e Hercegovinën .
Edhe atëherë ai kishte kërkuar që Sanxhaku të shkëputet nga Serbia
“Treshi përsheshi” ju përshëndesin për herë të fundit nga sh...
Protesta e PD-së, Ambasada Amerikane në Tiranë del me parala...
E dashura e Klodit vjen bashkë me nënën në Prishtinë
Kosova-Sllovakia, kështu mbyllet pjesa e parë
Profesori universitar përkrah kandidimin e Osmanit për presi...
Shkon në dy numri i të vdekurve nga përplasja e tramvajit me...