Kampioni francez në fuqi ka siguruar edhe tri pikë në ndeshjen si mysafirë ndaj Bordeauxit duke vazhduar presionin ndaj Paris Saint Germainit.
Monaco ka mposhtur me rezultat 0 me 2 rivalin e pasdites të së shtunës në stadiumin Matmut Atlantique duke iu afruar liderit në Liga, shkruan portali arbresh.info.
Sulmuesi qendror Balde Keita realizoi golin e epërsisë në minutën e 57′ pas asistimit nga Joao Moutinho, ndërsa goli i dytë dhe i fundit i ndeshjes u shënua në minutën e 65′ nga Thomas Lemar. Shënjestra e Arsenalit realizoi një gol të bukur i vetëm duke kaluar shumë lojtarë të repartit të mbrojtjes së Bordeauxit.
Monaco gjendet në pozitën e dytë me 25 pikë, katër më pak se Paris Saint Germaini në krye të tabelës, ndërsa Bordeauxi gjendet në pozitën e shtatë me vetëm 16 pikë./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Lezhë, humb jetën 36-vjeçari
Zelensky mer ftesë për Samitin e NATO-s në Ankara
Parashikimi i motit për ditën e sotme
Abdixhiku e Osmani në Pobërgjë të Deçanit: Mbështetja për LD...
Emisari i dialogut Sorensen takon zëvendësministrin e Jashtë...
Lladrovci i jep përkrahje PDK-së dhe Ajazit si Ushtrues dety...