Një grua nga Nju Jorku që u zhduk para 42 vitesh është gjetur në një azil për të moshuar në Massachusetts.
Flora Stevens vendosi të largohej nga vendi në gusht të 1975 sepse bashkëshorti e braktisi pas një takimi me mjekun ku u zbulua se vuante nga çrregullime mendore.
78-vjecarja nuk ishte në gjendje të konfirmonte vendndodhjen kur u intervistua nga policia. Rasti u zbulua nëpërmjet disa hetimeve nga Nju Jorku ku u bënë edhe analiza të AND-së për tu identifikuar.
“Nuk është e shpeshtë të zgjidhim një rast 42-vjecare të personave të humbur. Rëndësi ka që dimë se Flora është e sigurtë,” – tha shefi i policisë, Mike Schiff në një deklaratë.
Sipas BBC, ajo e prezantoi veten si Flora Harris kur u gjet nga detektivët. Policia njoftoi se ajo nuk ka asnjë të afërm gjallë, ndërsa i shoqi vdiq në vitin 1985.
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...