Analisti Fatos Lubonja lëshoi akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
Duke folur për emisionin “Të Paekspozuarit”, Lubonja e cilësoi Ramën si Padrino të vendit tonë, që i doli në mbrojtje Saimir Tahirit.
“Ky është Padrino, i tha Tahirit që pas nënës dhe babait tënd jam unë që shqetësohem për ty. Këtu te ne, mafia del në televizion, ndërkohë që jashtë janë të fshehtë nuk dalin. Në çdo shtet ka mafie, por te ne mafia ka shtetin e vet. Ky padrinoja e ka mbrojtur atëherë Tahirin, kur Zagani nxori prova dhe këto prova janë dhe sot. Sot që doli prova, Padrino mbron Tahirin” – tha Lubonja.
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...
Këmbësori goditet nga motoçikleta në Prishtinë
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...