Pas shumë thashethemeve të verës, duket se Inter do të rikthehet sërish kah Shkodran Mustafi.
Skuadra nga ‘San Siro’, do të tentojë të bind Arsenalin edhe gjatë dimrit për shërbimet e Shkodran Musfafit, mbrojtësit nga Gostivari që përfaqëson Gjermaninë.
Mustafi gjatë verës kishte aprovuar transferimin te Interi, por Arsenal refuzoi të hiqte dorë nga ai, duke u bërë një lojtar i rëndësishëm në fillim të sezonit, para se të pësonte një lëndim të rëndë.
Sipas ‘Calciomercato’, ditëve të fundit janë rindezur sërish ‘shkëndijat’ mes drejtuesve të Interit dhe përfaqësueses të lojtarit, me italianët që kërkojnë të huazojnë lojtarin në janar, për ta transferuar pastaj gjatë afatit kalimtar të verës.
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...
Bayerni realizon ndaj PSG
Tahiri: Strategjia e Kurtit, pamundësimi i ndërtimit të kons...
“Albin, krejt Kosova po e di që ia ke mësy me kapë shtetin...
Besnik Tahiri: Nuk jemi pjesë e komplotit ndaj shtetit