Të huajt së shpejti nuk do të lejohen të blejnë shtëpi në Zelandën e Re, kjo pasi që vendi po përballet me krizë të përballueshmërisë për shkak të rritjes së çmimeve.
“Ne kemi rënë dakord për ndalimin e blerjes së shtëpive ekzistuese nga blerësit e huaj”, tha kryeministrja e zgjedhur Jacinda Ardern, duke shtuar se ndalimi aplikohej vetëm për jorezidentët, transmeton portali arbresh.info
Një projektligj për ndalimin e blerjeve do të prezantohet në Krishtlindje, tha ajo, gjithashtu duke njoftuar planet për të ulur emigracionin dhe të përqendrohet në zhvillimin rajonal dhe krijimin e vendeve të punës.
Emigracioni i fortë, normat e ulëta të interesit dhe furnizimet e kufizuara të strehimit kanë rritur çmimet e shtëpive të Zelandës së Re në vitet e fundit.
Pronësia e huaj dhe mungesa e strehimit ishin ndër çështjet kryesore në krye të zgjedhjeve të 23 shtatorit që solli fund të nëntë vjetëve të sundimit nga Partia Kombëtare Konservatore.
Ardern, e cila bëri fushatë për çështjet sociale, duke përfshirë përballueshmërinë e strehimit dhe përmirësimin e kujdesit shëndetësor, e ka përshkruar kapitalizmin si një “dështim të hapur”./arbresh.info/
“Jemi të mërzitur por ka lojtarë që thonë trajner jam ...
Peja emëron në krye të shtabit teknik ish-trajnerin e Prisht...
Osmani premton medalje Presidenciale për Kombëtaren e Kosovë...
Kuvendi mban seancë plenare më 2 prill
Presidenti i Kroacisë anulon samitin Brdo-Brijoni: Nuk duan ...
Intervistohet Shkëlzen Gashi dhe i bastiset banesa, Prokuror...