Humbjet minimale me Kroacinë dhe Spanjën e kishin eliminuar Shqipërinë U17 nga kualifikueset e Europianit, ndërkohë që ndeshja me Lishtenshtejnin kishte vlera statistikore, por jo vetëm.
Këtë përballje e ndoqi edhe trajneri i Kombëtares së të rinjve, që mund ti selektojë futbollistët tashmë në dy ekipe, në atë U18 dhe U19.
Gjatë ndeshjes ai mbajti shënime, ndërkohë që ishte Kleis Bozhanaj ai që arriti të shënojë dy gola të shpejtë, fillimisht në 10′ dhe më pas në 21′. Rama shënoi golin e tretë, ndërsa kapiteni Bullari të katërtin, duke u përmbyllur 40 minutat e para të takimit me rezultatin 0-4 në favor të kuqezinjve të vegjël.
Në të dytën Bozhanajaj realizoi sërish, teksa në minutën e 50-të mposhti portierin Foser. Me rezultatin 0-5 Shqipëria mori fitoren e parë në këto kualifikuese dhe e mbylli në vendin e tretë.
Gjendet eksploziv i Luftës së Dytë Botërore në Francë, evaku...
Aksident në Prishtinë, s’dihet për të lënduar
Vitality triumfon në IEM Rio dhe shkruan histori në CS2
Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës...
Begaj pret Shefin e Shtabit të Ushtrisë Turke, theksohet ale...
I vërshëruar nga ofertat, Lewas iu ofrohet kontrata e re nga...