Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se duke analizuar situatën epidemiologjike me fruth në Kosovë, Komiteti Nacional për Sëmundje Ngjitëse dhe PZI ka obliguar ditë më parë ekipet e vaksinimit që të vaksinojnë të gjithë fëmijët nga muaji i nëntë i jetës me 1 dozë prej 0.5 ml.
Sipas IKSHPK, nëse fëmija është 5 vjeç duhet të rivaksinohet me MMR dhe nuk ka nevojë të pritet mosha 6-7 vjeç.
“Nëse fëmija është mbi 7 vjeç dhe nuk është i vaksinuar fare, atëherë vaksinohet me 1 dozë MMR menjëherë dhe pas një muaji me booster dozën me MMR. Lajmi i mirë në këtë mes është se numri i rasteve të fruthit është duke shënuar rënie. Nga 200 raste që janë paraqitur nga muaji qershor, 150 tashmë janë trajtuar, kurse 49 janë në trajtim e sipër”, thuhet në komunikatë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës iu ka bërë thirrje edhe njëherë të gjithë qytetarëve të Kosovës që të marrin të gjitha masat e sipërpërmendura në mënyrë që të shuhet epidemia me fruth në vend.
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...