Deputeti i LDK-së, Naser Osmani, thotë se deputetët e kësaj partie nuk e mbështesin Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017.
“LDK nuk e mbështet këtë projektligj për shkak të heqjes së mjeteve nga autostrada e Gjilanit, heqjes së mjeteve nga fondi për sigurime shëndetësore, dhe ka degraduar veteranët për një votë partiake,” shprehet Osmani.
Sipas Lëvizjes Vetëvendosje PDK dhe LDK janë fajtorë të mos përfshirjes së kësaj autostrade në rishikimin e buxhetit të këtij vitit.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, hedhë dyshimin se autostrada drejtë Gjilanit mund të mos ndodhë as vitin e ardhshëm.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, thotë se në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm e kalojnë në një financim të qëndrueshëm.
“Kanë qenë të parapara 2 milionë e 100 mijë euro. Kjo shumë do të rritet për pesë fish në buxhetin e vitit të ardhshëm,” është shprehur ministri Hamza.
/arbresh.info/
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...