Ministri i Infrastrukturës, Plal Lekaj, lidhur me gjendjen e rrugëve pas reshjeve të fundit, ka thënë se kanë intervenuar kompanitë e kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve, shkruan arbresh.info.
“Sot, me të marrë informatat e para se ka probleme në disa segmente të rrugëve, kryesisht malore, për shkak të reshjeve të borës, në disa lokacione është intervenuar nga njësitet e kompanive që i kanë në mbikëqyrje këto rrugë dhe është bërë sanimi i pengesave dhe hapja e rrugëve për qarkullim të automjeteve”, ka thënë Lekaj.
“Konstatojmë se rrugët në drejtim të Kullës, Bajgorës dhe Carralevës, por edhe në segmentet e tjera, janë të kalueshme dhe po mbahen nën vëzhgim për të parë nëse është e nevojshme të ndërhyhet prapë në të njëjtat. Ftojmë të gjitha autoritetet, por edhe qytetarët, që për secilin rast të jenë në kontakt me Ministrinë e Infrastrukturës”, thuhet në deklaratën e ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj./arbresh.info/
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...