Vëllaznimi ka arritur të nxjerrë një pikë duke u kthyer nga disavantazhi në ndeshjen ndaj Lirisë zhvilluar në Prizren.
Pjesa e parë u dominua totalisht nga Liria para tifozëve të vet, ashtu edhe siç pritej.
Korenica në minutën e 13-të u tregua preciz duke shënuar nga pika e bardhë.
Në minutën e 29-të sërish ishte Meriton Korenica ai që u dallua me një asistim mjeshtëror për Artur Maganin i cili çoi rezultatin në 2-0.
Me të nisur pjesa e dytë, Ismet Munishi bëri tri zëvëndësime duke u treguar mjaft i guximshëm. Një lëvizje kjo e cila u shpagua për klubin gjakovar.
Adonis Morina në minutin e 65-të nga penaltia shënoi për 2-1 dhe vetëm dy minuta më vonë Zeneli u tregua i saktë për 67-të.
Dominimi i madh i Lirisë ndodhi falë Adenis Shalës, i cili ishte i pandalshëm në krahun e majtë duke shkaktuar shumë problem për skuadrën vendase.
Deri në fund Vëllaznimi pati edhe dy raste të sigurta, madje qëlloi traversën, por nuk arriti që të shënojë fitore, kurse Liria nuk arriti të krijojë ndonjë rast të mirë shënimi.
Pas këtij barazimi Liria humbi mundësinë për të prekur pozitën e parë dhe tash ka 19 pikë në vendin e dytë, dy pikë më pak se Prishtian që mban pozitën e parë me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos
Rama: Në Prishtinë kemi krijuar një koalicion të gjerë për p...
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake
“LVV më bëri lojë pas shpine”, Osmani tregon pse...