Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka pritur sot në takim zëvendësndihmësin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jamie Shea.
Veseli e ka falënderuar ish-zëdhënësin e NATO-s gjatë intervenimit të Aleancës Veriatlantike në kohën e luftës në Kosovë për angazhimin e treguar dhe kontributin e dhënë, shkruan arbresh.info.
Kreu i kuvendit po ashtu, ka falënderuar Aleancën Veri-Atlantike për ndihmën e dhënë për qytetarët, si dhe për mbështetjen që vazhdon ta japë për Kosovën, sidomos për ngritjen e kapaciteteve të plota për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.
Kurse Zëvendës-Ndihmësi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jamie Shea, pasi ka falënderuar kryeparlamentarin Veseli për pritjen, ka vlerësuar lart të arriturat e shtetit të Kosovës.
Ai është shprehur i kënaqur me përparimet në Kosovë dhe ka shprehur besimin se vendi është në rrugën e drejtë për t’u anëtarësuar në NATO./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...