Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë sot se KQZ do të filloj së shpejti me publikimin e kopjeve të skanimit të formularëve të Rezultateve për kandidatë dhe formularëve të Rezultateve Përfundimtare.
Sipas saj, secili kandidat do të mund t’i shohë rezultatet e secilit vendvotim në mënyrë elektronike, shkruan arbresh.info.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë së shpejti me publikimin e të gjitha kopjeve të skanimit të Formularëve të Rezultateve për Kandidatët dhe Formularëve të Rezultateve Përfundimtare. Pra, të gjithë kandidatët, qofshin në garë për Kryetar Komune apo për Kuvende Komunale do të mund të shohin rezultatet e tyre për secilin Vendvotim duke shfletuar në mënyrë elektronike kopjet e këtyre formularëve të cilët kanë ardhur nga Vendvotimet”, është shprehur Daka.
Ajo ka thënë se ky është një avancim i mëtejshëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, çka konsiderojmë se i shton vlerën dhe besueshmërinë procesit zgjedhor. /arbresh.info/
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...