Pas modeles iraniane, një tjetër bukuroshe e ka radhën për t’u bërë block në të gjitha rrjetet sociale nga Burak Özçivit.
Bëhet fjalë për modelen ruse Victoria Bonya. Bukuroshja nuk ka lënë fotografi pa pëlqyer dhe komentuar në profilin e “Kemal” gjë që ka shkaktuar xhelozi nga ana e bashkëshortes së tij, Fahriye Evcen.
Pak para dasmës, mediat turke raportuan për një krizë në marrëdhënien e Fahriye Evcen dhe Burak Özçivit dhe si shkaktare bën pikërisht Victoria Bonya. Kur duket se gjërat u qetësuan, Victoria doli sërish në skenë me komentet e saj të shpeshta, që detyruan aktorin turk t’i bëjë block, për të qetësuar bashkëshorten, por edhe fansat.

“Nuk e kam kuptuar kurrë përse i shqetësojnë kaq shumë komentet e mia në Instagramin e Burakut. Shumë e çuditshme. Sot lexova në shumë media turke për qindra komentet e mia të bërë në Instagramin e aktorit. Unë kam bërë qindra komente në profilet e qingra njerëzve që kur kam hapur Instagramin, por kurrë nuk kam marrë një reagim të tillë. Unë kam dikë në jetën time që e dua shumë, mos u shqetësoni. Ju lutem mos përdorni emrin tim, mos e bën shumë të madhe diçka që nuk është”, është shprehur modelja.

Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë