Ndoshta të gjitha prej jush ndonjëherë keni harruar apo keni përtuar ta pastroni makijazhin nga fytyra para se të keni rënë në gjumë.
Megjithatë, është shumë e rëndësishme ta bëni shprehi pastrimin e makijazhit, ndërsa nëse dilni natën për t’u dehur, atëherë kërkoni nga partneri që pasi të ktheheni t’ua pastroj ai, transmeton Telegrafi.
Nëse nuk e bëni këtë, ekspertët thonë se ju mund të jeni duke i shkaktuar dëme serioze lëkurës.
Dr. Tatiana, dermatologe, shpjegon se makijazhi ka një tendencë për t’i mbyllur poret, dhe se pastrimi i makijazhit në fund të ditës i ndihmon poret të pastrohen nga makijazhi.
Por, nëse nuk e bëni këtë, ju jeni duke i mbyllur poret me materiale vajore të cilat i shkaktojnë ato të zmadhohen, pezmatohen dhe t’ju mbetet shenjë në fytyrë.
Nuk përfundon gjithçka këtu, përveç kësaj, makijazhi në lëkurën tuaj pastaj e absorbon ndotjen dhe bakteret, që do të thotë se lëkura shumë shpejt fillon të duket e pa shëndetshme.
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...