Analisti politik Ilir Tolaj ka thënë në Zona B, se të mos qenit në koalicion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me ndonjë tjetër parti, duket se ishte pozitive për këtë subjekt partiak.
Sipas Tolajt kjo ka bërë që qytetarët e Prishtinës, ta votojnë kandidatin e LDK-së Arban Abrashin, duke e sjell në balotazh me Shpend Ahmetin e Vetëvendosjes, njofton Klan Kosova.
”Në zgjedhjet e kaluara shumë kush e ka votuar Vetëvendosjen si shenjë revolte kundër LDK-së, për shkak të bashkëpunimeve e marrëveshjeve politike. Ata janë njerëz të LDK-së”.
”LDK tashmë nuk është në qeverisje me askënd, e kishin Abrashin dhe sigurisht që njerëzit e dikurshëm iu kthyen këtij subjekti partiak për ta ngritur dhe çuar këtë subjekt partiak në balotazh me Vetëvendosjen”.
Tolaj po ashtu ka bërë një krahasim për kohën kur Isa Mustafa i LDK-së ishte bindshëm i sigurt se mund ta fitonte Prishtinën, ndërkohë paraqitje të tillë sipas tij pati edhe Shpend Ahmeti në këto zgjedhje lokale.
”Edhe Vetëvendosje u soll si dikur Mustafa, kështu që mbajtja e poezive në zgjedhje nuk është e duhur për elektoratin. Humbja e votuesve të Vetëvendosjes është mësim për ta, është një leksion i mirë për ta”.
”PDK është në një ramje nëse nuk gaboj. Pse po dënohet kështu, është rezultati i qeverisjes së përgjithshme vendore në 10 vjetët e fundit. E të gjitha këto afera të viteve që përmenden cdo herë heqin përqindjen e tyre të votuesve”, ka përfunduar Tolaj, njofton Klan Kosova.
Begaj në Kuvendin e Kosovës përmend ish-krerët e UÇK-së në H...
Ekranet gjigante në Times Square të Nju Jorkut shfaqin flamu...
Meta uron nga qelia Pavarësinë e Kosovës: Qëndron krenare si...
Osmani: Pavarësia e Kosovës u fitua me mund, gjak, sakrificë...
“E dashur Kosovë, urime Dita e Pavarësisë” – Ministria e Jas...
Policia e Shtetit uron Policinë e Kosovës, me rastin e 18-vj...