Çështja ‘Tahiri’ po konsolidon gjithnjë e më shumë opozitën e përbërë nga dy partitë kryesore PD dhe LSI.
Pas tryezës së përbashkët, LSI duket se do t’i bashkohet qëndrimit të PD-së për të bojkotuar pjesëmarrjen në komisionet parlamentare. Sot pasdite kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka shkuar në selinë e PD-së për t’u takuar me kryetarin Basha.
Kryemadhi shoqërohej nga Petrit Vasili. Nuk dihet cfarë është biseduar konkretisht mes tyre, por me siguri që në fokus ka qenë dakordësimi për një qëndrim të përbashkët, sidomos të mërkurën kur do të votohet në Kuvend raporti për imunitetin e Tahirit.
PS paralajmëroi sot votën kundër heqjes së imunitetit për ish ministrin e Brendshëm, shkruan lapsi.al.
Florent Hasani shkëlqen me dy gola ndaj Adana Demirsporit
ZYRTARE: Hekuran Berisha rikthehet tek Dukagjini
Juventusi i ofron Zhegrovën Evertonit për sulmuesin e tyre, ...
Rama intervistë për median izraelite: Antisemitizmi fillon m...
Dronët rusë godasin autobusin në Ukrainë, të paktën 12 vikti...
Dyshimet për manipulim me vota në rajonin e Mitrovicës, inte...