Sot në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë fillon punimet konferenca dyditëshe “FSK dhe partnerët”.
Në ceremoninë e hapjes nga një fjalë rasti do të mbajnë ministri i MFSK-së, Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s (NALT), gjeneral brigade Ralf Hoffmann dhe komandanti i KFOR-it, gjeneral Giovani Fungo.
Konferenca “FSK dhe partnerët”, është e shtata me radhë dhe e dyta për këtë vit, që organizohet nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Pjesë e konferencës do të jenë atashetë ushtarakë dhe të mbrojtjes të vendeve partnere, atashetë e FSK-së si dhe përfaqësues të institucioneve qeveritare vendore.
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...