Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) do të zhvillojë sot në kazermën “Adem Jashari” punimet konferenca “FSK dhe Partnerët”.
Në ceremoninë e hapjes nga një fjalë rasti do të mbajnë Ministri i MFSK-së, Rrustem Berisha, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, Drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s (NALT), gjeneral brigade Ralf Hoffmann, dhe Komandanti i KFOR-it, gjeneral Giovani Fungo.
Konferenca “FSK dhe Partnerët”, është e shtata me radhë dhe e dyta për këtë vit, që organizohet nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Pjesë e konferencës do të jenë atashetë ushtarakë dhe të mbrojtjes të vendeve partnere, atashetë e FSK-së si dhe përfaqësues të institucioneve qeveritare vendore.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...