Shefi operativ i policisë së Kosovës në Zeljko Bojic ka thënë se në pikë kalimin e Jarinjës janë arrestuar 3 persona ndërkohë që granatat që janë gjetur në autobusin me targa të Kralevës janë deaktivizuar.
“Tre persona janë arrestuar në Jarinje me urdhër të prokurorit” ka thënë Bojic për RTS.
Probleme me ardhjen e serbëve në Kosovë ka pasur dhe në pikëkalimin e Dheut të Bardhë. Policia nuk ka lejuar të hyjnë autobusët, për shkak të mungesës së lejeve për operime ndërkohë që kjo ka bërë që serbët ta kalojnë këmbë kufirin.
Lista Srpska ka reaguar duke thënë se “veprimet e Prishtinës në pikëkalimet administrative janë një përpjekje që të ndalohen personat e shpërngulur në Serbinë qendrore që të mos votojnë dhe që të mos deklarohen për lidhje më të forta të serbëve në krahinë me shtetin e Serbisë”.
Lista Srpska ka theksuar se nuk do t’i pranojë rezultatet nëse serbëve që kanë të drejtë të votës nuk u mundësohet një gjë e tillë.
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4