Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se ka arritur në 800 mijë numri i myslimanëve të Arakanit që janë strehuar në kampet në Bangladesh pas ikjes nga dhuna në Mianmar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit (IOM), Joel Millman, në një konferencë për shtyp në zyrën e OKB-së në Gjenevë, tha se ka arritur në 589 mijë numri i myslimanëve të Arakanit të cilët janë strehuar në Bangladesh duke ikur nga sulmet e ushtrisë së Mianmarit dhe budistëve fanatikë që nga shpërthimi i dhunës më 25 gusht dhe gjithsej në 800 mijë së bashku me refugjatët e ardhur më herët në kampin në Cox’s Bazar të Bangladeshit.
Ai theksoi se këto refugjatë po luftojnë për të mbijetuar në kushte të vështira.
UNICEF: 320 mijë fëmijë nga Arakani të strehuar në Bangladesh ndodhen nën kërcënim
Po ashtu, Millman njoftoi se shtatë mijë refugjatët të cilët ishin bllokuar në fshatin Anjuman Para në anën e kufirit të Bangladeshit ditën e djeshme, janë vendosën nga ushtria e Bangladeshit në kampet e përkohshme Ukhija dhe Teknaf, duke shtuar se janë duke i vazhduar ndihmat humanitare në rajon.
“Kriza më e madhe e refugjatëve”
Gjithashtu, edhe zëdhënësja e Komisionerit të Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), Duniya Aslam Khan, në konferencën për shtyp tha se janë duke u përballur “me krizën më të madhe të refugjatëve në vitet e fundit”.
Khan ka tërhequr vëmendjen se ende nuk u është lejuar hyrja në Arakan dhe se fluksi i refugjatëve vazhdon pa u ndalur.
Duke iu referuar konferencës ndërkombëtare për ndihmë që do të organizohet më 23 tetor në Gjenevë mbi Arakanin nga IOM, UNHCR dhe Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare nën përkujdesjen e Bashkimit Europian dhe Kuvajtit, zëdhënësja Khan i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të japë mbështetje për këtë çështje.
Operacionet e nisura nga ushtria e Myanmarit pas sulmeve në postblloqet policore në Arakan vitin e kaluar dhe vdekja e nëntë policëve, shkaktuan që pakica muslimane të përballet me një valë të madhe dhune. Për shkak të operacioneve, qindra mijëra muslimanë të Arakanit u detyruan të braktisnin shtëpitë e tyre.
OKB njoftoi nevojën për një fond emergjence prej 434 milionë dollarësh për të përmbushur nevojat themelore njerëzore të myslimanëve të Arakanit.
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...
Trump zotohet se do ta godasin Iranin “shumë fort” në ditët ...
Patriarku serb letër propaganduese Papës, Putinit e Trumpit:...
Kërkohet paraburgim ndaj 5 të pandehurve për bixhoz
Osmani priti në takim ambasadorin e Italisë, Maurizio Antoni...
IKSHPK: 6 vjet nga rasti i parë me COVID-19 në Kosovë