BlackBerry këtë vit po tenton të kthehet me një sërë telefonash të ri në treg, të cilët zgjojnë kureshtjen e adhuruesve të këtyre pajisjeve.
Deri më tash kemi parë tre telefona të ri – Keyone, Aurora dhe BlackBerry Motion. BlackBerry Motion kushton rreth 460 dollarë në rajonin e Lindjes së Mesme ku edhe ka debutuar, ndërsa tash janë bërë të ditur edhe çmimet për Evropë.
Çmimi i pajisjes në Britani është 399 funta, derisa në Holandë dhe pjesën tjetër të Evropës shitet me çmim prej 469 eurosh, transmeton KosovaPress.
Telefoni vjen në variant me ngjyrë të zezë, 4GB RAM, 32GB hapësirë të brendshme, procesor Snapdragon 625 dhe bateri 4000mAh. Pajisja ka sistem operativ Android 7.1, por BlackBerry ka përmirësuar telefonin sa i përket anës së sigurisë.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?