Çizmet e gjata
Janë trendi i këtij sezoni dhe për fat të mirë janë dhe një aleat i mirë i trupit pasi e tregojnë më të gjatë.
Janë çizmet e duhura si për gratë e gjata po ashtu edhe për ato më të shkurtra

Ato mbulojnë gjithçka, nga kyçi këmbës e lart dhe mund të kombinohen shumë mirë si me funde të shkurtër apo bluza të mëdha.
Modelet ikonë janë ato me ngjyrë të kuqe, si ato të Fendi, Miu Miu e shumë stilistë të tjerë.
Çizmet e shkurtra
Ky model ka defektin të tregojë më të shkurtër dhe nuk rrinë mirë në çdo lloj trupi.

Për femrat e gjata janë shumë të mira, por për gratë me pak gjatësi rrezikojnë të duken edhe më të shkurtra para pasqyrës.
Çizmet të rrafshëta me lidhëse
Ato kthehen në çdo stinë dhe tashmë nuk janë vetëm për adoleshentët, mjafton të keni pak shpirt rock.

Takat
Takat ju bëjnë të dukeni më të gjatë e më të dobët. Por ato që kanë një trup të rrumbullakët duhet të shmangin takat shumë të holla, pasi bën kontrast taka me formën e këmbës.

Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor