Nutricistët sugjerojnë të konsumojmë lakrën gjatë kësaj periudhe kohore, sepse është e pasur me vitamina C dhe është dëshmuar se mbron nga viruset.
Pos kësaj, lakra ul rrezikun edhe për t’u prekur nga sulmi në zemër dhe ai në tru, ndihmon te reumatizmi dhe problemet me stomak dhe lëkurë. Dhimbjet në gjunjë, shpinë ose kraharor mund të pakësohen nëse vendosni fletën e lakrës.
Vendin ku ndjeni dhimbje e mbani gjithë natën me fletë të lakrës, apo për efekt më të fortë fletën e lakrës ta ndërroni tri herë në ditë. Mirë ndikon edhe në nyjat e pezmatuara dhe të ënjtura. Po ashtu, edhe lëngu i lakrës ndikon pozitivisht, ndihmon në shërimin e mukozës së lukthit. Këtë e dëshmon edhe studimi ku pacientët kishin konsumuar nga një litër lëng të lakrës në ditë, që kishte ndikuar me pakësimin e dhimbjeve në stomak apo vjen deri te ndalimi i tërësishëm i dhimbjeve. Lakra e ul rrezikun edhe nga kanceri në zorrë të trashë. Pos fibrave, lakra përmban edhe magnez, kalcium, magnan, folate, vitamina A, B1, B2 dhe B6, kalium, aminoacidet omega-3
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...