Kryetari i deritanishëm i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, gjatë një debati me analistë në Debat+ në RTV Dukagjini ka thënë se ndihet krenar për të arriturat e Komunës së Pejës, gjatë mandatit të tij.
Ndër të arriturat kryesore, Muhaxheri ka përmendur edhe ndërtimin e tri shkollave të mesme.
“I kam ndërtuar tri shkolla të mesme dhe mundem ta them me krenari se aq shkolla nuk janë ndërtuar prej se ka hi Tita në vitin ‘44 derisa e kemi qit Sllobën në vitin ‘99”.
Ai gjithashtu ka thënë se me buxhet të Kosovës, janë ndërtuar edhe gjashtë salla të edukatës fizike, të arritura të cilat sipas tij, nuk i ka bërë asnjë kryetar komune në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/
Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...