Nuk ka gjë më të mirë se një gotë e ngrohtë kakao gjatë motit të ftohtë të vjeshtës.
Përveçse ju kënaq, është edhe shumë i dobishëm për trupin.
NDIHMON TE DISPONIMI
Kakao dhe çokollata janë shumë të dobishëm për punë aktive mendore dhe fizike. Nëse në mëngjes pini një gotë kakao, do t’ju ofrojë energji dhe ju forcon. Në orët e mbrëmjes mundet të shërbejë si pije kundër stresit dhe lodhjet.
PËRMIRËSON KUJTESËN
Flavonoidet, që i përmban kakao, mund të ulin rrezikun nga demenca dhe të ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin e trurit. Kjo substancë mbron edhe neuronet e trurit nga dëmtimi dhe përmirëson metabolizmin dhe kujtesën.
FORCON ENËT E GJAKUT
Kakao ndihmon në stabilizimin ose e ul shtypjen e lartë të gjakut, forcon enët e gjakut dhe ul rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare. Mjekët këshillojnë që të pini më shumë se dy gota kakao në ditë.
NDIHMON KUNDËR MBIPESHËS
Hulumtuesit amerikanë kanë zbuluar një të dhënë shumë interesante. Përkundër faktit se kakao ka më shumë kalori sesa çaji dhe kafeja, nuk trashë. Fakti është se edhe sasia e vogël e kakaos shkakton ngopjen.
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...