Të gjithë konsumatorët dhe adhuruesit e çokollatës fondente dhe esktra fondente duhet të dinë tashmë se përveçse është një ushqim i dashur ka edhe plot benefite të çmuara dhe është thelbësor në ushqyerje.
Ja gjashtë përfitimet kryesore nga konsumimi i çokollatës së zezë:
Redukton stresin dhe lodhjen
Çokollata fondente është një burim kryesor energjie. Ajo nxit prodhimin e serotoninës, e cila vepron tek muskulatura e dobët, përmirëson gjendjen shpirtërore dhe zvogëlon stresin.
Ju shton humorin
Çokollata favorizon lirimin e endorfinës, hormonit që shton ndjenjën e humorit dhe lufton depresionin.
Ndihmon rënien në peshë
Për përgatitjen e çokollatës së zezë përdoret kakaoja e pastër e cila përmban fitokemikale që reduktojnë oreksin.
Forcon memorien
Çokollata e zezë rrit nivelin e hormoneve serotoninë e endorfinë të cilat ju rritin përqëndrimin e kujtesën.
Është kundër plakjes
Çokollata fondente njihet si një antioksidant i pasur me përmbajtje flavonoidesh.
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”