Shpesh thembrat e plasaritura të mbartura nga sezoni i dimrit, mund të kthehen në një problem shqetësues kur vjen puna tek përdorimi i sandaleve apo shapkave të verës.
Kremrat e ndryshme hidratues, trajtimet nëpër qendra estetike shpeshherë kërkojnë shumë mund dhe para, dhe përgjithësisht ndodh të mos japin rezultatet e pritura. Prandaj, zgjidhja më e mire mund të gjendet në natyrë, apo kuzhinë…është fjala për limonin.
Si fillim, zgjidhni një limon që është mjaftueshëm i madh për t’jua mbuluar thembrën e këmbës, dhe e shtrydhni. Nga lëngu i fituar, përgatisni një limonadë, ndërsa për rregullimin e thembrave të plasaritura ju nevojitet vetëm lëvorja.
Në fillim do të keni një ndjenjë të çuditshme, por shpejt do të mësoheni. Pasi ta kenipozicionuar limonin që të mbulojë pjesët e vrazhda, vishni çorapen.
Lëngu i limonit do të eliminojë lëkurën e thatë. Nevojitet ta lini të veprojë gjatë natës.
Pas vetëm një nate, thembrat do të bëhen më të buta, të gjitha pjesët e plasariturahiqen dhe pasi ta keni vendosur kremin hidratant, do të dukeni sikur sapo keni dalë nga estetistja.
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...
Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur e kat...
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë