Ka përfunduar takimi mes partive Aleanca për shqiptarët dhe Lëvizja BESA dhe është arritur marrëveshje për bashkëpunim në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Këtë për televizionin 21 Maqedoni e konfirmoi Arben Taravari, i cili theksoi se që të dy partitë do të ndihmojnë njëra tjetrën në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në vend.
“E vendosëm që të gjitha llogaritë zgjedhore na çojnë që të bashkëpunojmë me Lëvizjen Besa. Negociata kemi pasur edhe para zgjedhjeve parlamentare, tani definitivisht i përfunduam marrëveshjet. Domethënë do të ndihmohemi në nivel të Republikës së Maqedonisë. Në çdo komunë ku ka nevojë Besa për Aleancën për Shqiptarët do ti ndihmojmë, dhe reciprokja, ata do të na ndihmojmë në të gjithë komunat ku ne kemi nevojë për ato”, u shpreh Arben Taravari, Aleanca për Shqiptarët.
Ganimete Musliu ia heq mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ...
Kurti: Ulja e TVSH-së dhe akcizës krijon boshllëk financiar,...
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërrin në Arabinë Sa...
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...