Djali i gazetares hulumtuese të vrarë nga një sulm me bombë në Maltë ka denoncuar atë që ai e quajti “shtet mafioz”.
Daphne Caruana Galizia, 53 vjeç, u vra nga një bombë në makinën e saj pak pasi u largua nga shtëpia e saj në Bidnija, transmeton portali arbresh.info
Ajo ishte e njohur për shkrimet e saj që kishin të bënin me politikanët më të lartë të vendit dhe me aferat korruptive.
“Nëna ime u vra për shkak se ajo qëndronte mes sundimit të ligjit dhe atyre që kërkon të shkelinin atë”, tha djali i saj Mateu, i cili ishte afër kur ndodhi shpërthimi.
Në një postim në Facebook, pasi përpjekjes për të shpëtuar nënën e tij nga automjeti i djegur, ai akuzoi policinë e Maltës për paaftësi dhe qeverinë për “mosndëshkim”.
“Kur institucionet e shtetit janë kaq shumë të paafta, personi i fundit që mbetet në këtë betejë shpesh është një gazetar”, shkruan Mattheë Caruana Galizia, i cili është gjithashtu gazetar me profesion.
Në kujtim të gazetares sot janë mbajtur edhe homazhe.
Daphne Caruana Galizia ishte një kritike e ashpër e qeverisë dhe në mënyrë efektive shkaktoi zgjedhje të parakohshme në vend, pasi botoi akuzat që lidhnin kryeministrin Joseph Muscat me skandalin e Panama Papers./arbresh.info/
https://twitter.com/khgdrn/status/920014008975052810
Prishtina me lokacion zyrtar për mbeturinat ndërtimore dhe v...
Presidenti kroat për armatosjen e Serbisë: Ata po furnizohen...
Kjo lagje e Prishtinës nesër nuk do të ketë ujë
Iran lëshon breshëri raketash drejt Izraelit, sirena alarmi ...
Serwer: Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë presiden...
Trump thotë se “personi i fundit nga i cili kemi nevoj...