
SEANCE PARLAMENTARE - Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshem Saimir Tahiri, gjate nje seance parlamentare, ku Gentian Salaj eshte zgjedhur krytari i ri Autoritetit te Medias Audiovizive, AMA./r/n/r/nPARLIAMENTARY SESSION - Prime Minister, Edi Rama and Saimir Tahiri, Minister of Interior, during a parliamentary session.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një postim në rrjetin social Facebook ka reaguar sot për skandalin pas arrestimit të kapos shqiptarë të trafikut ndërkombëtar të drogës, kushëri me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, raporton arbresh.info
Ai më tej ka shtuar se Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës. Prandaj të gjitha organet ligjzbatuese, duhet t’i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet.
Më poshtë keni postimin e plotë të Ramës:
DUAM TË VËRTETËN! SA MË PARË!
Është e neveritshme dhe shokuese çka ka dalë prej bisedave të dy kriminelëve!
Saimir Tahirin e njoh prej vitesh dhe kam pasur vetëm fjalë mbështetjeje e inkurajimi për të, si person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet.
Por Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës. Prandaj të gjitha organet ligjzbatuese, duhet t’i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet.
Vetë qeveria e re është krijuar për të mos falur e as toleruar këdoqoftë, që zgjedh rrugën e krimit në vend të rrugës së Shqipërisë që duam – Me shtet, punë, mirëqenie.
Asnjë luhatje. Asnjë rezervë. Asnjë dyshim: Lufta jonë me krimin do të vazhdojë në çdo ditë me edhe më shumë forcë. Deri në fund!
Dita e Pavarësisë – ky është plani i veçantë operativ i poli...
FSK bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” për 18...
Mesazh i ri kundër Gjykatës Speciale: 5000 emblema të UÇK-së...
Kurti sot merr pjesë në Konferencën e Dytë Shkencore Ndërkom...
Hovenier: Kosova nuk është më në tranzicion, duhet të përmbu...
18-vjetori i Pavarësisë, Marco Rubio: SHBA e palëkundur në m...