Shefi i GP të AAK-së Ahmet Isufi , tha se si AAK e dinë që janë vonuar në disa procese e po ashtu edhe në agjendën evropiane, por kjo ka qenë shkaku i zgjedhjeve, raporton arbresh.info
Sipas tij tani kur më është formuar Qeveria jemi zotuar se do të punojmë shumë në mënyrë që ligjet të përpunohen e po ashtu të ketë edhe zhvillim ekonomik për Kosovën.
“Konsiderojmë se është koha që jo vetëm me deklarata por edhe praktikisht të funksionojë ligji dhe rendi në Kosovë sepse e dimë që korrupsioni e ka dëmtua Kosovën si shtet dhe e ka dëmtu imazhin e saj. Këtë e kemi edhe me një frymë të re që është marrë në Qeverinë e Kosovës me vendimet qe janë marrë e që pritet të merren”, ka thënë Isufi.
Kurse Daut Haradinaj kryetar i Komisionit për Bujqësi ka kërkuar ndihmë nga BE për ligjet të cilat po miratohen e nuk po zbatohen.
“Mendoj që në të ardhmen e afërt do të kërkojmë që përfaqësues të zyrës së BE të jenë edhe në komision. Kosova ka nevojë për grante. Ne jemi të gatshëm të punojmë dhe me i mbikëqyr ligjet”, ka thënë ai./arbresh.info/
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...