Kryesuesja e Komitetit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se do të mundohen të jenë opozitë sa më aktive në këtë legjislaturë, raporton arbresh.info.
Por, ajo kërkon të dijë nga Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së , se si është e mundur që një kriter siç ështe luftimi korrupsionit, e për të cilin është thënë se në qeverisjen e Isa Mustafës është gati në përfundim, tani është kthyer mbrapa.
E lidhur më këtë çështje vetë Apostolova është përgjigjur duke thënë se askush nuk ka thënë se kriteri për luftimin e korrupsionit është plotësuar.
“Luftimi i korrupsionit është proces dhe ne po dëshirojmë që këto procese të shkojnë deri në fund”, ka thënë ajo.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Avdullah Hoti zotohet se edhe pse janë opozitë do t’i mbështesin proceset e rëndësishme për Kosovën.
po vazhdon takimet me shefat e grupeve dhe komisioneve parlamentare, duke takuar sot përfaqësuesit e LDK-së dhe AAK-së, raporton arbresh.info.
Javën e kaluar ajo ka takuar përfaqësuesit e PDK dhe LVV në Kuvendin e Kosovës, dhe në ditët në vijim do të ketë edhe takime të tjera.
Javën e kaluar ajo pati debate të ashpra me deputetët rreth vonesave në liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...