Një person i therur me thikë dhe dy të lënduar është bilanci i një zënke në Tetovë. Sulmuesi, në moshë rreth pesëdhjetë vjeçare në fillim ka pasur konflikt verbal me dy punonjës në postë pas çka edhe i ka sulmuar të njëjtit duke i thyer edhe xhamat e postës.
Në tentativën për të ikur nga vendi i ngjarjes është munduar të shfrytëzojë një taksist, i cili ka refuzuar që t’i bindet urdhërit, pas çka sulmuesi ka nxjerrë thikën dhe ka goditur taksistin me thikë. Taksisti është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa sulmuesi është kapur menjëherë nga policia.Ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës po heton rastin.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...