Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë në mbledhjen e sotme se duhet të funksionalizohet Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Ministri i Drejtësisë Abelar Tahiri ka thënë se është shpallur konkursi për drejtorin e këtij Instituti, shkruan arbresh.info.
“Do të arrijmë ta funksionalizojmë Institutin në kuadër të afateve ligjore”, tha ai.
Haradinaj përmendi edhe çështjen e dhënies së lejeve të përkohshme dhe të përhershme për qytetarët e vendeve të rajonit si Presheva.
“Kërkoj nga MPB të shqyrtoj mundësinë që të jepen leje të përkohshme dhe të përhershme me qytetarët duke u mbështetur në legjislacion procedurat po janë njësoj si për një banor të kinës si për një të Preshevës e nuk do të duhej të ishin kështu”, tha ai.
Ministri Sefaj tha se do ta kenë parasysh këtë.
“E kemi një formulë të cilën do të zbatojmë”, tha Sefaj./arbresh.info/
“Nga sfida në sfidë”, Behgjet Pacolli ndan reagi...
Kurti: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshi...
“Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut”, Ramush Haradinaj ...
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit në ...
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama ironizon protesta...
46 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë