Cristiano Ronaldo ka pasur një fillim të vështirë në sezonin aktual të La Ligas pasi ka dështuar për të shënuar në tri paraqitjet e tij të para të sezonit për herë të parë në karrierën e tij.
Megjithatë, kalendari tani ka sjell tetorin, një muaj në të cilin kapiteni i Portugalisht performon në mënyrë impresive, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka shënuar gjashtë herë nga dy gola në muajin tetor si dhe katër hat-tricka brenda këtij muaji. Ishte sezoni 2010/11 kur ai shijoi tetorin më të mirë ndonjëherë duke arritur në Halloween me 10 gola në përgjithësi pas katër ndeshjeve.
Bartësi i fanellës me numër shtatë ka arritur një rekord të ngjashëm edhe në sezonin 2014/15 kur realizoi një numër të madh golash brenda vetëm tri ndeshjeve.
Sa i përket viktimës së favorizuar, Ronaldo ka shënuar historikisht kundër Malagas gjashtë herë në këtë muaj, ndërsa katër herë ndaj Levantes dhe Racing dhe tri herë te klubet si Barcelona, Sevilla, Alaves dhe Athletic Club.
Në sezonin 2017/18 do të jenë Getafe, Tottenhami, Eibari dhe Girona që superylli pritet të shënojë kundër tyre./arbresh.info/
KQZ: Nesër mbyllet afati për aplikim për akreditimin e vëzhg...
BE-ja miraton kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
Komisioni për Persona të Zhdukur sot flet rreth gërmimeve pë...
Mëngjes me mjegull, gjatë ditës diell e vranësira
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...