Ndryshimet e temperaturave të këtyre ditëve, sidomos ulja e menjëhershme gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes, jo vetëm që ju kanë shtyrë të nxirrni menjëherë rrobat e vjeshtës dhe të dimrit, por janë reflektuar menjëherë në shëndetin e shumëkujt prej jush sidomos në shtimin e rasteve të gripit dhe ftohjes tek fëmijët.
Sigurisht që shpeshherë, për të mos thënë në shumicën e kohës prindërit detyrojnë fëmijët të hanë “pafund” supë shtëpie dhe të pinë çaj. Por, jo më rrallë edhe ndonjë gotë me lëng portokalli.
Edhe pse lëngu i portokallit i shtypur është më i freskët dhe i shëndetshëm se lëngu i blerë, i cili ka sheqerna të shtuara, përbërës kimikë për konservimin për një periudhë sa më të gjatë, nuk është aspak ide e mirë konsumoni gjatë ditëve të trazuara të virozave. Duke qenë se portokalli bën pjesë në familjen e agrumeve, pavarësisht vlerave ushqyese që përmban, ka edhe përbërës acidikë që irritojnë mukozën e gojës dhe laringun. Nëse doni që fëmijët tuaj ta konsumojnë duhet ta shoqërojnë me mjaltë oragnik ose me pak ujë të vakët.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës