NATO e pranon përcaktimin e Serbisë të jetë neutrale në aspekt ushtarak. Këtu nuk ka asgjë kontestuese dhe nuk paraqet pengesë për zhvillimin e bashkëpunimit me Serbinë në sfera të shumta, deklaroi sot zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Rouz Gotemeler në takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Në takimin në Beograd, Vuçiq dhe Gotemeler kanë biseduar për dialogun politik të ndërsjellë, format e bashkëpunimit praktik dhe për takimin e ardhshëm të Vuçiqit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Vuçiq potencoi se Serbia është vend neutral për nga aspekti ushtarak, pa qëllim që ta ndryshojë statusin e vet. Megjithatë, Beogradi mbetet fuqimisht i përcaktuar të bashkëpunojë me Aleancën në kuadër të Partneritetit për paqe, me qëllim të ruajtjes së paqes së përhershme dhe sigurisë në rajon.
Presidenti serb theksoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme që NATO edhe më tej të mbajë marrëdhënie parimore dhe statutore ndaj Kosovës. Ai theksoi se për Serbinë NATO është faktor i rëndësishëm i stabilitetit rajonal, ndërsa KFOR-i është faktor shumë i rëndësishëm i sigurisë së komunitetit serb në Kosovë./MIA
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu
Kristi rikthehet në shtëpinë e BBVA
Kiana Kryeziu rikthehet sot në Milano-Cortina 2026
Hoti: Familja, themeli i shoqërisë, dinjiteti i sakrifikuesv...
Përparim Rama sot mban konferencë për media