Rinia e Nismës për Kosovën, dega në Malishevë ka mbajtur tubim zgjedhor. I pranishëm në këtë tubim ishte edhe kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.
Limaj tha se ka një mori arsye pse duhet të vazhdoj qeverisja lokale e Nismës në Malishevë. Malisheva, sipas tij, është dukshëm më mirë se komunat tjera, për sa i përket infrastrukturës, ndërtimit shkollave dhe gjërave tjera.
Limaj tha se çdo banorë i komunës se Malishevë duhet të ndihet krenar për qeverisjen në këtë komunë. Ka përmendur ndërtimin e 15 shkollave të reja dhe përmirësimin e infrastrukturës në çdo fshat të Malishevës.
“Koha është për t’i mbështetur ata që duan të punojnë. Ky është angazhimi i jonë. Ne jemi atje në Qeveri dhe nuk do të ju harrojmë juve. Kemi shumë programe për të rinjtë dhe të gjithë qytetarët e Malishevës”, ka thënë Limaj.
Limaj kërkoi nga të rinjtë të mbështesin kandidatët e Nismës për asamble.
Ai i siguroi të rinjtë se do të mbështesin projektet e rinisë se Nismës.
Ai tha se në tubimin përmbyllës të Nismës, i cili do të mbahet të dielen do të konfirmohet fitorja e Nismës dhe atë pa balotazh.
E, kryetari i komunës se Malishevës, Ragip Begaj ka thënë se i është mirënjohës rinisë për kontributin e tyre. Ka thënë se bashkë me rininë kanë qenë shumë bashkëpunues dhe të njëjtën e pret nga rinia edhe në mandatin e ardhshëm.
“Malisheva tani nuk do të diskriminohet nga qeveria në nivel qëndror, por do ta kemi përkrahjen e tyre. Fitorja e Nismës, në Malishevë është e pakontestueshme.
E, kryetari i rinisë se Nismës për Kosovën në Malishevë, Luan Kryeziu ka thënë se rinia është e ardhmja e këtij vendi. Ai ka thënë se të gjithë duhet të angazhohen në fitoren e Nismës në Malishevë duke shtuar se kjo parti synon fitoren pa balotazh në këtë komunë.
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave
Dortmund bën një hap të madh drejt kalimit në fazën e 1/8 së...