Kontratat luksoze në Super Ligën e Kinës nuk janë të mjaftueshme për të joshur yllin e Manchester United për transferim në Lindje të Largët.
Juan Mata do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit, prandaj ai ka ngjallur interesim të madh nga Azia, transmeton portali arbresh.info.

Por, bazuar në ‘The Mirror’, mesfushori kreativ ka refuzuar përpjekjet nga klubet kineze duke zgjedhur të vazhdojë qëndrimin në Old Trafford, ku është i vendosur për të aktivizuar rinovimin e premtuar të kontratës për një vit tjetër.
Manchester United i ka vënë opsionin për 12 muaj shtesë në kontratën e tij aktuale.
Përveç Matas, bashkëlojtarit të tij spanjoll Ander Herreras do t’i ofrohet gjithashtu një marrëveshje e re nga “Djajtë e Kuq”./arbresh.info/
SHBA-ja thotë se Irani e refuzoi ofertën bërthamore para sul...
Kush ishte Khamenei, lideri suprem dhe shpirtëror i Iranit?
Gazetari i televizionit iranian shpërthen në lot teksa jep l...
Mblidhet VV-ja, diskutohet edhe për Presidentin
Udhëheqësi suprem, Ajatollah Khamenei është vrarë – ko...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët