Një dhëndër në Arabinë Saudite është larguar nga ceremonia e dasmës, pasi babai i nuses këmbëngulte që vajza e tij të lejohej që ti jepte makinës.
Ai kishte kërkuar që vajza e tij pas martesës të merrte patentë shoferi dhe një makinë. Arabia Saudite për herë të parë do të lelojë femrat që të ngasin makinën që nga qershori i vitit 2018.
Dhëndri, i cili kishte rënë dakort për një pajë prej 10.600 dollarë që do të sillte nusja si edhe kishte lënë gruan që të vazhdonte të punonte pas martesës, ishte habitur nga kërkesa shtesë.
Kërkesa e babit u bë vetëm pak minuta para se të fillonte ceremonia e dasmës sipas Al-Marsdit. Në këtë mënyrë dhëndri hodhi poshtë kërkesën dhe u largua duke lënë pas familjen e tij.
Më vonë ai kërkoi nga kushërinjtë e tij që të organizion darkë për familjen e të fejuarës por vetë nuk mori pjesë në festë.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër