Heroi Lionel Messi, i cili realizoi hat-trick, ka thënë se do të ishte “çmenduri” nëse Argjentina nuk do të kualifikohej në Kampionatin Botëror pasi dërgoi kampionin e dyfishtë në turneun madhështor të vitit të ardhshëm.
Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë shënoi dy herë në pjesën e parë ndërsa golin e dytë e realizoi pas një ore lojë duke i siguruar Argjentinës kualifikimin për të dymbëdhjetën herë radhazi në Kampionatin Botëror, transmeton portali arbresh.info.
“Ishte gjithmonë frikë për të ardhur dhe për të luajtur këtu. Fatmirësisht, ne reaguam shpejtë dhe arritëm të luajmë mirë”, u tha Messi gazetarëve pasi Argjentina rrëmbeu pozitën e tretë.
“Do të ishte çmenduri për të mos qenë në Kampionatin Botëror. Grupi e meritoi të kualifikohet”
“Këtu ka pasur kritika pavarësisht se kemi luajtur tri finale të njëpasnjëshme dhe sot ishte një ditë e rëndësishme mbi të gjitha, veçanërisht për ata që kanë qenë një kohë më të gjatë këtu”, vazhdoi Messi.
“Ne ishim larg nga shtypi dhe njerëzit për një kohë. Mendoj se kjo na shërbeu për tu afruar më shumë. Nëse ne shkojmë dorë për dore, gjithçka do të jetë më e lehtë”
“Ishte e padrejtë ajo që ndodhi në Kampionatin Botëror dhe në dy Kupat e Amerikave. Ne përfunduam duke luftuar për të hyrë në këtë Kampionat Botëror dhe shpresojë që do ta marrim njëherë për të gjithë”, përfundoi ai.
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...