Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se krerët e BE-së kanë “një vit” për të paraqitur vizionin e tyre për të ardhmen e BE-së.
Ai ka kërkuar nga liderët e vendeve të Bashkimit Europian që të fillojë debati për të ardhmen e bllokut, mëqe Parlamenti Europian pritet të shkojë në zgjedhje në vitin 2019, transmeton portali arbresh.info
“Unë mendoj se ne duhet të fillojmë debatin. Kemi një vit përpara për të sqaruar dhe për të hartuar vizionin e përbashkët”, tha Macron, duke duke folur në Universitetin Goethe të Frankfurtit.
Ai ka shtuar se do të vizitojë Gjermaninë më shpesh dhe ka ftuar kancelaren Angela Merkel që të viziojë Francën.
Gjatë hapjes së Panairit të Librit në Frankfurt, Macron dhe Merkel kanë bërë thirrje për reforma ambicioze europiane.
“Ne jemi gati për politika të përbashkëta mbi sigurinë, infrastrukturën digjitale, energjinë, migracionin, luftën kundër terrorizmit. Atëherë dikush duhet të më sqarojë se pse nuk mund të kemi një buxhet të përbashkët?”, shtoi ai./arbresh.info/
E bujshme: Galatasaray nis kontaktet me mesfushorin e Real M...
Një qytet në Japoni mbylli gati 100 shkolla sepse një ari u ...
Vazhdon numërimi, këta janë 10 më të votuarit nga Aleanca
Rama për Reuters: Shqipëria do vazhdojë ndërtimin e resortit...
Mourinho dëshiron ta përforcojë edhe krahun e majtë të mbroj...
Palatova e Zyrës së BE: Urime Kurtit për fitoren dhe partive...