Nënkryetari i Partisë Demokratike, Paloka ka shprehur qëndrimin e forcës së tij politike që të bashkëpunojë me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Paloka theksoi se ky bashkëpunim duhet të bëhet në të mirë të qytetarëve.
“Sigurisht ne jemi të hapur jo vetëm të bashkëpunojmë me LSI-në por me çdo qytetar i cili është gati të bëhet pjesë e një fronti të gjerë kundër një qeverisje që mund të jetë qeverisja më e keqe që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, shkruan albeu.
Reforma territoriale siç ne e kemi denoncuar më se një herë për ne është kryer në atë formë vetëm për arsye politike dhe sigurisht që jo vetëm nuk dha rezultatet për të cilat u premtua nga Rama por përkundrazi pati efekte krejtësisht negative.
Sot është domosdoshmëri jo thjesht për faktin që kemi të bëjmë me një hartë krejtësisht elektorale por edhe për faktin sepse qytetarët nuk po arrijnë të marrin asnjë nga shërbimet që kanë marrë dikur nga pushteti lokal”, pohoi Paloka.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...