Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi në Beograd se zyrtarët turq në të ardhmen do të bojkotojnë ambasadorin amerikan në Turqi.
Ai tha se nuk do të pranojnë ambasadorin amerikan në largim në Ankara, në vizitën lamtumirë dhe akuzoi SHBA se kanë krijuar probleme në lidhje me suspendimin e dyanshëm për dhënien e vizave.
“Turqia ka traditë të gjatë si shtet dhe sigurisht se nuk do të lejojmë që të ndodhë diçka e tillë. Ambasadori përfundon misionin e vet dhe as unë e as ministria nuk do ta pranojmë në vizitën lamtumirëse”, tha Erdogan për media gjatë vizitës në Beograd.
Erdogan tha se shtrohet pyetja nëse vendimi për suspendimin e vizave ishte vendim i ambasadorit John Bas.
SHBA dje njoftuan se kanë ndalur dhënien e vizave jo migruese në përfaqësitë e saja diplomatike në Turqi, pas arrestimit të një zyrtari konsullor.
Javën e kaluar autoritetet turke arrestuan zyrtarin e Konsullatë së SHBA-së të nacionalitetit turk, për shkak të lidhjeve me rrjetin e Fetulah Gulen, i cili jeton në SHBA.
Qeveria turke ka akuzuar Gulen se qëndron mbrapa tentim-puçit të vitit të kaluar.
Kujtim Hajdaj jep dorëheqje nga Guxo pas pakënaqësive, mbësh...
Maqedonci takohet me përfaqësuesen e NATO-s: Objektiv i Repu...
“Sold-out” për sfidën ndaj Sllovakisë, Dardanët njoftojnë sh...
Ushtarët e Zvicrës do të qëndrojnë në Kosovë deri në vitin 2...
Marta Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve ...
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...