Ministri tunizian i shëndetësisë ka vdekur nga sulmi në zemër, pasi mori pjesë në një maratonë bamirëse për të ndihmuar në luftën kundër kancerit.
Slim Chaker, 56 vjeç u sëmur pas vrapit rreth 500 metra, dhe vdiq më vonë në një spital ushtarak, transmeton portali arbresh.info
Kryeministri Youssef Chahed ka thënë që kishte humbur një “vëlla dhe koleg”, i cili kishte vdekur duke bërë një akt humanitar.
Maratona u mbajt në qytetin bregdetar të Nabeul për të mbledhur para për të ndërtuar një klinikë të kancerit të fëmijëve.
Chaker ishte emëruar ministër i shëndetësisë pas reformatimit të madh të kabinetit qeveritar./arbresh.info/
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së